Mirësevini dhe ju faleminderit që na vizitoni në web faqen e Hotelit Diplomat.
Hoteli jonë me katër yje, është një nga hotelet më të rinj në rivierën e Strugës dhe Ohrit,
me lokacion afër Liqenit të Ohrit, vetëm 4 kilometra në veri
të bregut të liqenit.
Kapacitetet e Hotelit Diplomat ofrojnë shërbime të ndryshme. Nëse jeni duke kaluar pushimet
verore afër Liqenit të Ohrit, i keni në disponim 43 dhomat e hotelit. Secila nga dhomat e hotelit
disponon telefon, televizor, lidhje interneti, dhe një mini-bar. Poashtu, në disponim të mysafirëve
tanë kemi edhe 7 dhoma luksoze.
Ose, nëse doni të organizoni ndonjë seminar ose takim biznesi hoteli "Diplomat" ka edhe sallë kongresi.
Dy restaurantet e hotelit, njëra me 400 dhe tjetra me 500 vende
janë në disponim të mysafirëve të hotelit, për dasma, festa e kremtime tjera. Atmosferën e këndshme në
restaurantet e hotelit e shoqërojnë edhe specialitete të shumëllojshme që dalin nga kuzhina jone moderne.
Gjithashtu, në netët e këndshme të verës, mysafirët tanë mund të darkojnë dhe argëtohen në terrasën e
hotelit qe disponon me 300 vende.
Shpresojmë të na vizitoni së shpejti, ose nëse keni ndonjë pyetje ose koment për stafin e hotelit ju lutemi
na kontaktoni nga faqja e kontaktit.